Shqipëria po përballet me një rënie të përshpejtuar të lindjeve, e lidhur ngushtë me tkurrjen e popullsisë në moshë riprodhuese. Sipas të dhënave të INSTAT, mes viteve 2015 dhe 2025 numri i fëmijëve të lindur në vend ka rënë me rreth 35%, ndërsa numri i grave në moshën 20–34 vjeç është tkurrur me 32%. Kjo tregon se rënia e lindjeve nuk lidhet vetëm me zgjedhjet familjare, por edhe me pakësimin e vetë prindërve potencialë.