Emigracioni I paligjshëm vijon të jetë një nga plagët më të mëdhe për vendet e Bashkimit Europian, por një lajm I mire vjen nga FRONTEX, mbi parandalimin e kësaj epidemie. Sipas një raporti të publikuar nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Kontrollin e Kufijve, Frontex, "Rruga e Ballkanit Perëndimor" njohu rreth 7 mijë kalime të parregullta që nga fillimi i janarit deri në fund të prillit të cilat shënojnë, agjencisë rënien më të madhe në mesin e rrugëve kryesore të migracionit në Bashkimin Europian. Thënë ndryshe, rruga zgjedhur nga emigrantët nëpërmjet Ballkanit Perëndimor, ka pësuar një rënie prej 69%.