Plani i investitorit strategjik në Plazhin e Gjeneralit në Kavajë bie ndesh me planin urbanistik të Bashkisë. Ministria e Turizmit ka propozuar pezullimin e statusit të investitorit strategjik për kompaninë ‘Mediterranian Wave’ deri kur të plotësohet kushti i vendosur për përshtatjen e planit të zhvillimit të investitorit me planin urbanistik të Bashkisë së Kavajës. Kompania Mediterranean Wave mori statusin e investitorit strategjik vjeshtën e vitit 2021. Sipas planit fillestar, kompania zotohet të investojë 50 milionë euro për ndërtimin e një resorti turistik dhe rezidencash pushimi.