Hakerat e ‘Homeland Justice’ rikthehen sërish duke cënuar infrastrukturën elektronike të Kuvendit të Shqipërisë. Skenari i ndjekur është i njëjtë me atë të sulmeve kibernetike të ndërmarra prej këtij grupi një vit më parë, ku përmes kanalit të tyre në platformën ‘Telegram’ kanë njoftuar hakerimin e faqes së ëeb-it të Parlamentit shqiptar.