Çmimet evropiane të gazit natyror me shumicë ranë të hënën në nivelin e tyre më të ulët që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Dimri i butë u ka mundësuar vendeve të konsumojnë më pak gaz nga rezervat që ishin krijuar në pritje të ndërprerjes së furnizimit nga Rusia, e cila ishte furnizuesi kryesor i Evropës me gaz natyror përpara fillimit të luftës në Ukrainë.