Top News/ Biden thotë ‘po’, SHBA gati për luftë! ’Veprime të shumëfishta’ kundër ‘veglave’ të Iranit
31/01/2024 11:55

Ndërsa Shtetet e Bashkuara po përgatiten për "veprime të shumëfishta" në përgjigje të një sulmi me dron nga militantët e mbështetur nga Irani, që shkaktoi vrasjen e tre ushtarëve amerikanë, "Kataib Hezbollah", një nga grupet më të fuqishme në Irak, që mbështetet nga Irani, njoftoi se po pezullonte të gjitha operacionet e tij ushtarake kundër forcave amerikane në rajon. Presidenti amerikan tha se ai ka vendosur se si do t'i kundërpërgjigjet administrata e tij sulmit me dron nga militantët e mbështetur nga Irani në një bazë amerikane në Jordani, në të cilin u vranë tre ushtarë amerikanë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë të dielën. "Po", tha Presidenti Biden para gazetarëve ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë të martën për një udhëtim drejt Floridës për mbledhje fondesh në Florida. I pyetur nëse ky reagim i ardhshëm amerikan me të vërtetë do ta frenonte Iranin, Biden tha: "Do të shohim". Presidenti Biden nënvizoi atë që ai dhe zyrtarët e tij kanë thënë vazhdimisht, se Uashingtoni nuk dëshiron një zgjerim të konfliktit. "Unë nuk mendoj se ne kemi nevojë për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Kjo nuk është ajo që unë po kërkoj", tha ai. Është e vështirë të gjendet një reagim ushtarak, që do të frenonte sulmet e mëtejshme të grupeve të mbështetura nga Irani dhe njëkohësisht do të shmangte mundësinë e përhapjes së luftës në rajonin e Lindjes së Mesme. Duke folur me gazetarët në bordin e avionit presidencial “Air Force One”, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se parimi udhëzues është degradimi i aftësive të grupeve për të sulmuar trupat dhe objektet amerikane dhe dërgimi një "sinjali të fortë për mbështetësit e tyre" në Gardën Revolucionare Islamike të Iranit. "Presidenti do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbrojtur trupat tona, objektet tona dhe sigurinë tonë kombëtare ... interesat tona në rajon", tha ai, duke shtuar se urdhri i Presidentit Biden do të jetë një "qasje me nivele të ndryshme" që mund të përfshijë "veprime të shumta".

Top News – ‘Far West’ në Kavajë, i riu hyn me pistoletë në lokal, dhunon pronarin
29/03 21:30
Top News – Klientët dhunojnë pronarin! Vlorë, tre persona bëjnë për spitali të zotin e një restoranti
29/03 20:30
Top Channel/ Toka rrezikon të kthehen kënetë! Fermerët në Kuçovë: Bashkia asnjë ndërhyrje
29/03 19:51
Top Channel/ Turizmi, 5.27 mld euro të ardhura! Rekord nga turistët në 2025
29/03 19:46
Top Channel/ Rritet “bileta” e kamionit për Angli, kalimi ka shkuar deri në 20 mijë sterlina
29/03 19:40
Top Channel/ Berisha: Të ulet taksa për naftën! Qytetarët ta godasin Ramën me vezë
29/03 19:32
Top Channel/ Kërcënon klientët me armë në lokal dhe godet pronarin, e pëson keq i riu në Kavajë
29/03 19:20
Top News – Magazina e hashashit në Shijak. 4 të arrestuar, mes tyre edhe punonjësi i OSHEE
29/03 18:33
Top Channel/ “Mashtrimet e Ramës si përrallat e Nastradinit”, Berisha: Mbrojnë kompanitë, jo…
29/03 18:18
Top Channel/ U fut i armatosur në lokal, kanosi klientët e goditi pronarin, në pranga 28-vjeçari
29/03 18:17
Top Channel/ Tre persona dhunojë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital
29/03 18:13
Top News – Pas debateve me Ramën e Ismailin. Spiropali, mesazh ‘të koduar’ në rrjetet sociale
29/03 16:49
Top Channel/ Debat në PS? “S’ka përçarje”/ Kryeparlamentari minimizon përplasjen Spiropali-Ismaili
29/03 15:07
Top News – ‘Kredi për bizneset, garante qeveria’. Rama njofton programin mbështetës për sipërmarrjen
29/03 14:40
Top News – Sherri për bojën e makinës, tre të arrestuar në Korçë, procedohet edhe viktima
29/03 14:40
Top News – Rama: Lirimi i hapësirave publike vazhdon, aksione edhe në fshat
29/03 14:37
Top News – ‘Flasim me qytetarët’. Rama: Fazë e re komunikimi në territor për punët tona
29/03 14:37
Top News – Investimet e huaja në Shqipëri, Rama: Ka interes të shtuar. E ardhmja është sot
29/03 14:33
Top News – Rama: Ekonomia vijon rritjen, jemi qartësisht në zhvillim të qëndrueshëm
29/03 14:32
Top News – ‘Çmimet nuk i vendosim ne’. Rama tregon punën e Bordi të naftës
29/03 14:30