Presidenti amerikan, Joe Biden ka rritur kritikat ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Udhëheqësi amerikan tha se beson që Netanyahu “po e lëndon më shumë Izraelin sesa po e ndihmon atë” me mënyrën se si ai po e kryen luftën kundër Hamasit, tashmë në muajin e gjashtë të saj.