Top News – Biden: Rikthim në marrëveshjen me Iranin
06/12/2020 12:48

Presidenti i zgjedhur Joe Biden thotë se ai dëshiron që Shtetet e Bashkuara të kthehen në marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015, nëse Teherani rifillon zbatimin e saj. Por ekspertët thonë se kthimi në paktin bërthamor me Iranin nuk do të jetë i lehtë. Vrasja e shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh në fund të nëntorit rriti tensionet në Lindjen e Mesme dhe kërcënon të komplikojë politikën amerikane ndaj Iranit. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e ka bërë tërheqjen nga kjo marrëveshje dhe fushatën e “presionit maksimal” mbi Teheranin një nga bazat e politikës amerikane ndaj Lindjes së Mesme, duke e quajtur “të butë” diplomacinë e administratës Obama ndaj Teheranit. Ekspertët ndërkohë kanë mendime të ndryshime mbi efekivitetin e fushatës së presionit maksimal. Disa mendojnë se ekipi i ardhshëm i presidentit të zgjedhur, Joe Biden do të ketë një numër përparësish urgjente. Pandemia e koronavirusit dhe Irani ka të ngjarë të jenë ndër çështjet kryesore të administratës së re amerikane. “Në Uashington çdo gjë që lidhet me Iranin kërkon një mbështetje vërtetë të madhe politike. Prandaj, unë mendoj se ekzistojnë pyetje të arsyeshme mbi atë nëse ekipi i zotit Biden do të duhej të shpenzonte këtë lloj kapitali politik në ditët e para të administratës së re amerikane”, thotë Henry Rome, ekspert i Grupit të Euroazisë. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif këtë muaj e quajti administratën Trump “një regjim mashtrues” dhe tha se nëse Joe Biden vendos të ndryshojë kurs dhe të respektojë angazhimin fillestar të Amerikës ndaj marrëveshjes bërthamore, Teherani gjithashtu do ta zbatonte atë plotësisht.

Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
Top News – Kupolë për mbrojtjen nga dronët / Pesë fuqitë ushtarake të Evropës bashkojnë forcat
20/02 14:23
Top News – Teherani po përgatitet për luftë! Fsheh materialet bërthamore, riparon bazat e raketave
20/02 14:20
Top News – Familja mbretërore në krizë të thellë / Policia bën kontrolle, hetimi për Andrew vazhdon
20/02 14:13
Top News – Lagarde drejt dorëheqjes. ‘Nderi’ i Presidentes së BQE për Macron para zgjedhjeve
20/02 13:45
Top News – Kina mbush BE me kartmonedha false. Europol sekuestron mbi 1.2 mld euro
20/02 12:54
Top Channel/ Sulmi ndaj Iranit, Britania refuzon t`i hapë bazat e saj ushtarake SHBA-së!
20/02 12:28
Top News – Macron përplaset me Melonin: ‘Mbaj vendin tënd, mos ndërhy në punët e Francës’
20/02 12:22
Top Channel/ Trump urdhëron hapjen e dosjeve për UFO-t: Obama nxorri të dhëna konfidenciale!
20/02 12:15
Top News – Britania nuk i jep SHBA-së bazat ajrore / Tërbohet Trump, i duhen për të goditur Iranin
20/02 12:03
Top News – Majmuni i braktisur që u bë viral / Luante me lodrën prej pelushi, gjen familje të re
20/02 12:03
Top News -‘Erë lufte’ mes Kinës dhe Japonisë / Kryeministrja: Do të ndryshojë Status Quo-në me forcë
20/02 11:58
Top News – Sulmon Iranin brenda orësh…Trump në takim urgjent krize, gati për luftë
20/02 11:55
Top News – Kim Jong un hap kongresin e rrallë / Zotohet të rrisë standartet e jetesës dhe ekonominë
20/02 11:54
Top Channel/ SHBA e “nxorri” nga bisedimet, Europa forcon diplomacinë e saj me Rusinë?!
20/02 11:50
Top News – Bota ka 10 ditë kohë…! Trump: Do të shihni çfarë do t’i ndodhë Iranit
20/02 11:46
DIGITALB DIGITALB