Presidenti amerikan Joe Biden, është shprehur i vendosur kundër thirrjeve për të hequr dorë nga gara për rizgjedhjen në postin e presidentit. Në një letër drejtuar demokratëve të Kongresit, Biden bëri thirrje për t'i dhënë fund situatës së krijuar brenda partisë që ka ndarë demokratët që nga debati publik, i konsideruar gjerësisht si ‘jo i denjë’ i presidentit Biden me kundërshtarin e tij Trump.