Presidenti Biden nuk ka plane për të udhëtuar drejt Ukrainës, tha sekretarja për shtypin e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, duke refuzuar kështu një ftesë që presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, i drejtoi atij. “Unë besoj se Biden do të vijë në Kiev”, i tha Zelenski gazetarit të CNN Jake Tapper, në një intervistë të transmetuar të dielën. “Është sidoqoftë vendimi i tij”, vijoi Zelenski. “Për sa i takon situatës së sigurisë, kjo varet. Por unë mendoj se ai është lideri i Shteteve të Bashkuara ndaj ai duhet të vijë këtu dhe të shikojë vetë cfarë ndodh”.