Presidenti Joe Biden mund të mos marrë pjesë në garën për një mandate të dytë në kryë të Shtëpisë së Bardhë. Biden, që aktualisht është me pushime dimërore në Ishujt e Virgjër të SHBA-së, ka thënë se do të diskutojë me anëtarët e familjes gjatë festave për të vendosur nëse do të rikandidojë për një mandat të dytë në vitin 2024. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Partisë Demokrate thonë se është pothuajse e sigurt që zoti Biden do të kandidojë përsëri. Por a do ta sigurojë ai përkrahjen e partisë së tij për të kandiduar sërish?