Top News/ Biden, mbrojtësi i NATO-s dhe Ukrainës/ Mbyllet samiti në Uashington, ‘aleanca më e fortë’
12/07/2024 12:02

Presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë konferencës për media pas përmbylljes së samitit të NATO-s në Uashington më 11 korrik, bëri të ditur përpjekjet e tij për të ndërtuar partneritet për kundërshtimin e pushtimin rus të Ukrainës që nga viti 2022 dhe tha se ai do të vazhdojë ta mbajë “NATO-n të fortë”. “Për ata që menduan se koha e NATO-s kishte kaluar, ata u përballën me një zgjim të ashpër kur [presidenti rus, Vladimir] Putin, pushtoi Ukrainën”, tha Biden. Gjatë fjalimit hapës prej tetë minutash, që shpesh dukej si një fjalim fushate në kohën kur marrja e mandatit të dytë presidencial është vënë në pikëpyetje, Biden u mburr me veprimin e tij të hershëm për të paralajmëruar botën se Rusia po përgatitej të pushtonte fqinjin e saj dhe me ndërtimin e një koalicioni partnerësh për ta kundërshtuar këtë pushtim. Biden tha se Putini mendoi se Ukraina do të bjerë “në më pak se një javë”, por shteti ende po reziston. Ai po ashtu tha se do të bëjë gjithçka “që lufta të përfundojë menjëherë”. Pas mbajtjes së samitit të NATO-s, në të cilin aleanca forcoi mbështetjen për përpjekjet e Ukrainës për t’u mbrojtur nga Rusia dhe iu referua Kinës si “mundësuese” e përpjekjeve të luftës të Moskës, Biden tha se në rast të negociatave në të ardhmen me presidentin Putin apo me presidentin kinez, Xi Jinping, “jam i gatshëm të merrem me ta tani dhe pas tre vjetësh”. Megjithatë, ai shtoi se nuk është i gatshëm të bisedojë me Putinin, “nëse Putini nuk është i gatshëm të ndryshojë sjelljen e tij”. “Ideja që ne do të jemi në gjendje që ta ndryshojmë rrënjësisht Rusinë në afat të shkurtër kohor ka pak gjasa të ndodhë”, tha Biden. “Por, një gjë është e sigurt, nëse ne e lejojmë Rusinë të fitojë në Ukrainë, ata nuk do të ndalen në Ukrainë”. Megjithatë, Biden tha se SHBA-ja do të ndërmarrë një qasje të kujdesshme sa i përket lejimit të Ukrainës që të kryejë sulme thellë brenda territorit rus. “Ne po vendosin në baza ditore se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjnë, sa larg duhet të shkojnë”, tha ai.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58