Presidenti Joe Biden do t’ia transferojë përkohësisht pushtetin nënpresidentes Kamala Harris të premten pasi do të kryejë një ndërhyrje mjekësore. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar se Biden do t’i nënshtrohet kolonoskopisë si pjesë e ekzaminimit të tij vjetor fizik. “Edhe presidenti George Ë. Bush ndoqi të njëjtën procedurë në 2002 dhe 2007, dhe procesi i tillë përshkruhet edhe në Kushtetutë, Presidenti Biden do ta transferojë pushtetin tek zëvendëspresidentja për një periudhë të shkurtë”, tha zëdhënësja. Shtëpia e Bardhë do të po ashttu publikojë një përmbledhje të rezultateve të ekzaminit mjekësor të presidentit Biden.