Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden rezultoi pozitiv me koronavirus të enjten dhe ka "simptoma shumë të lehta", tha Shtëpia e Bardhë. Biden, 79 vjeç, do të vazhdojë të punojë dhe ka filluar të trajtohet me ilaçin antiviral Paxlovid, sipas sekretares së tij të shtypit, Karine Jean-Pierre. "Ai është vaksinuar katër herë kundër Covid-19 dhe ka simptoma shumë të lehta," tha ajo përmes një deklarate.