Presidenti amerikan, Joe Biden, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që parasheh se gjysma e veturave të reja të shitura në SHBA, të jenë elektrike deri më 2030. Biden ka bërë të ditur këtë vendim më 5 gusht nga Shtëpia e Bardhë, bashkë me shefat ekzekutivë të prodhuesve të mëdhenj të makinave në SHBA.