Presidenti Donald Trump ndau një postim në Truth Social të shtunën vonë duke pretenduar se paraardhësi i tij, Joe Biden, u “vra” në vitin 2020 dhe u zëvendësua nga një klon. 78-vjeçari postoi një link në faqen e tij, pa asnjë shpjegim shtesë. Postimi origjinal, i ndarë nga një ndjekës i Trump, shkruante: “Nuk ka #JoeBiden - është ekzekutuar në vitin 2020. Klonet e #Biden, entitete pa shpirt të inxhinieruara nga robotët, janë ato që shihni. Demokratët nuk e dinë ndryshimin.”