Një video e reagimit të liderëve të NATO-s në momentin kur Joe Biden, gabimisht e prezantoi Volodymyr Zelensky si "President Putin" gjatë samitit të aleancës në Uashington, të enjten, është bërë virale në mediat sociale, ku është parë afro 1 milionë herë. Duke qëndruar në një skenë me 23 liderë të tjerë botërorë, presidenti demokrat foli për rëndësinë e sigurimit të së ardhmes së Ukrainës dhe për të ndihmuar vendin të luftojë agresionin rus, përpara se të mirëpresë Zelensky në skenë. "Tani dua t'ia jap fjalën Presidentit të Ukrainës, i cili ka shumë guxim dhe vendosmëri", tha Biden. E më pas shtoi: “Zonja dhe zotërinj: Presidenti Putin”.