Ashtu si cdo vit presidenti Joe Biden i ka qëndruar besnik një traditë 75-vjeçare ku fali dy gjela deti për Festën e Falenderimeve, gjë e cila shënon edhe hapjen e sezonit të festave. Temerpatuat e ulëta nuk i penguan qindra qytëtarë që të ishin të pranishëm në këtë event. Dy gjelat e quajtur Chocolate dhe Chip, secili me peshë rreth 23 kilogramë, u sollën nga Karolina e Veriut këtë të shtunë. Ata u vendosën në një dhomë në një hotel pranë Shtëpisë së Bardhë dhe qëndruan aty, në pritje të vizitës së presidentit Biden.