Taulant Balla është betuar para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke marrë kështu zyrtarisht postin e Ministrit të Brendshëm, pas shkarkimit nga ky post, të paraardhësit të tij Bledi Çuçi. Në ceremoninë e betimit në Presidencë morën pjesë kryeparlamentarja Lindita Nikolla, dhe deputetë të tjerë socialistë, teksa mungoi numri një i qeverisë, Edi Rama.