Skënder Hita është Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai u betua këtë të martë në një ceremoni ku morën pjesë edhe zv.Kryeministrja, Albana Koçiu dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Në fjalën e tij, Hita shpalosi prioritetet për Policinë e Shtetit, duke vijuar nga rritja e sigurisë për qytetarët, tek lufta kundër kundër krimit dhe korrupsionit.