Pas votëbesimit mes kaosit në parlament, ministrat e rinj kryen ceremoninë e betimit në Pallatin e Brigadave për të marrë zyrtarisht detyrat qeveritare. Leximi i dekretit presidencial u pasua nga betimi i gjashtë ministrave të rinj dhe zëvendëskryeministres me dorën mbi Kushtetutë sipas formulës: “Betohem në nderin tim se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”