Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk ia dhanë besimin Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje, që të bëhet kryetare e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Propozimi u hodh dy herë në votim, por në të dyja rastet nuk u bën votat e mjaftueshme, pasi ajo siguroi vetëm 57. Për shkak të mosarritjes së konsenesusit, drejtuesi i seancës Avni Dehari vendosi që kuvendi t;i vazhdojë punimet e konsituimit të hënën në orën 15:00.