Vetëm pak minuta qëndruan protestuesit e opozitës para Kryeministrisë në tubimin e thirrur këtë të diel pa fjalime dhe më pas shpërthyen molotovët dhe fishekzjarret në drejtim të godinës. Policia u kundërpërgjigj menjëherë me gaz lotsjellës dhe topa uji, duke zhvendosur protestuesit në drejtim të godinës së Kuvendit dhe kompleksit të ministrive.