Kavaja mbetet një fushëbetejë e vështirë për të majtët. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama renditi investimet e kryera në këtë bashki, teksa bëri një krahasim mes skuadrave të palëve politike duke ironizuar primaret e Partisë Demokratike. “Kemi sjellë mamicën, kryetaren e kuvendit. Në atë skuadër më i rëndësishmi është ai që sështë, më i rëndësishmi për atë skuadër që vazhdojnë mendohen, rrinë me sytë nga këneta, është ai kryetari i pd i kavajës, është ai që fitoi primaret në gjithë tiranën dhe përfundoi në barkun e bufit e hëngri bufi, se bufi nuk do individë të lirë, bufi do skllevër.”