Zgjidhja konkrete për problemet me energjinë elektrike, qasja në financa dhe programet për ide inovative po konsiderohen të jenë çështje të rëndësishme, por të lëna jashtë plan-programeve të subjekteve politike në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas ekpertëve të ekonomisë, partitë opozitare kanë ofruar zgjidhje në fushën e ekonomisë, por nuk janë të mjaftueshme. Ismet Mulaj në një prononcim për KosovaPress është shprehur se mungesa e energjisë elektrike është një nga sfidat kryesore, por që nuk po i jepet vëmendja e duhur.