7 operacione policore janë zhvilluar në Korçë të cilat çuan në shkatërrimin e grupit që trafikonte drogë. 500 kg lëndë narkotike u sekuestruan, ndërsa grupi në fjalë bënte transportin e saj edhe jashtë kufijve. Operacioni “Restart” është ndër më të mëdhenjtë sa i përket luftës kundër narkotikëve i zhvilluar jo vetëm në qarkun e Korçë, por në mbarë vendin.