Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka fituar betejën gjyqësore me OSHEE, ku kjo e fundit e paditi për shpifje, në lidhje me një deklaratë të bërë me datë 18 tetor të vitit të kaluar ku thuhej se OSHEE, ka manipuluar përqindjen e humbjes së energjisë elektrike në rrjet. Për këtë deklaratë kreu i grupit të PD, kreu edhe kallëzim penal në SPAK me dyshimin për shpërdorim detyrë dhe në seancën e së mërkurës, prokurorja Anita Jella konfirmoi se është regjistruar një procedim penal dhe po kryhen veprime hetimore.