Në muzeun e betejës së stalingrtadit, në qytetin jugor të Rusisë, Volgograd, dhjetëra adoleshentë qëndrojnë në rreth, duke pritur të bëjnë betimin ndërsa i bashkohen lëvizjes patriotike Ushtria e të rinjve. Të veshur me pantallona bezhë dhe bereta të kuqe, fëmijët qëndrojnë në radhë në hollin e ndërtesës ikonike, të dekoruar me mermer të bardhë dhe me simbolet e ushtrisë së kuqe që shkërrmoqi nazistët.