Është zhvilluar dhe në Vlorë, ditën e sotme, nga besimtarët Muslimanë falja e Kurban Bajramit. Ceremonia ka nisur në orën 6:30 me lexim të Kuranit, më pas me ligjërata dhe në orën 7:00 me faljen. Me qindra besimtarë kanë qenë të pranishëm e ditën e sotme në ambientet e Pallatit të Sportit Vlorë, për shkak se xhamia e Vlorës është e mbyllur që pas përmbytjes. Ceremonia është drejtuar nga Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhleku, i cili ka uruar besimtarët në këtë ditë duke dhënë dhe mesazh për paqe kudo në botë: mos të ketë luftë, mos të ketë vrasje të fëmijëve të vegjël, të pafajshëm. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë jo vetëm qytetarë vlonjatë, por edhe të huaj që punojnë e jetojnë në Vlorë, por edhe turistë që kanë ardhur në qytet këto ditë.