Besimtarët myslimanë në gjithë Shqipërinë kremtuan mëngjesin e kësaj të shtune, Kurban Bajramin. Mijëra besimtarë falën namazin në xhamitë e vendit, rreth orës 06 e 5 minuta, për të vijuar më pas gjithë ritualet fetare, të kësaj dite të shenjtë që simbolizon dashurinë dhe devotshmërinë e njeriut ndaj Zotit.