Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën më të rëndësishmë fetare, atë të Fiter Bajramit. Mesazhet dhe urimet për mbarësi e paqe mes njerëzve kanë përcjellë edhe aktorët politikë në vend. Përmes një videoje në “Facebook”, me pamje të xhamive, kryeministri Edi Rama iu uron festën shqiptarëve anembanë botës. “Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni”, shkruan kryeministri përbri vidoes.