Kryeministri Edi Rama parashikon që Partia Socialiste të sigurojë 77 mandate nga zgjedhjet e 11 majit të këtij viti. Ai tha se bastin do të firmosë në të njëjtin lokal në Kuç të Vlorës, ku më 10 prill 2021 firmosi parashikimin për 74 deri në 78 mandate për PS në ato zgjedhje.