Top News – Berishës i heqin vulën, si do të regjistrohen në zgjedhje kandidatët e primareve?
03/03/2023 21:18

Telenovela e vulës dhe siglës së Partisë Demokratike do të vijojë sërish nëpër gjykata. Gjykata e Apelit të Tiranës pas një seance maratonë doli me vendimin e prishjes së vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe rikthim të çështjes sërish në gjykatën e shkallës së parë me një tjetër gjyqtar. Vendimi do të thotë se Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit me siglën dhe vulën e Partisë Demokratike, pasi afati i fundit për të bërë këtë regjistrim është dita e hënë e javës së ardhshme. Me kaq pak kohë në dispozicion, Berisha duhet të mendojë formulën për të regjistruar kandidatët e shpallur përmes procesit të primareve. Njëra prej tyre mund të jetë ajo që u zbatua më 6 mars të vitit të kaluar në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki. Në ato zgjedhje, Berisha hyri si koalicion, ku partia udhëheqëse ishte Lëvizja Socialiste për Integrim në atë kohë, sot Partia e Lirisë. Përveç pasojës juridike, ky vendim i gjykatës mund të risjellë përplasjet fizike mes demokratëve. Vendimi i Zhukrit e mbante deri më tani Sali Berishën në godinën e Partisë Demokratike. Me rënien e këtij vendimi, grupimi i Alibeajt mund të kërkojë rimarrjen e saj.

Top News- Sekuestrohen pasuri në Fier/ Dyshohet se janë përfituar nga të ardhura jo të ligjshme
14/03 11:30
Top News – Festohet Dita e Verës. Tradita që po reziston ndër shekuj
14/03 11:20
Top News- Përleshje e të shtëna me armë zjarri/ Sarandë, katër në pranga e dy në kërkim
14/03 11:02
Top Channel/ Sofër iftari nga Prefekti i Tiranës! Bashkohen klerikët, politikanë e intelektualë
13/03 22:46
Top News – PD fokus te rrugët, Berisha: Infrastruktura moderne është prioriteti ynë!
13/03 22:22
Top News – Berisha me ekspertët e Infrastrukturës: Ne ndërtuam rrugët, këta vjedhin paratë
13/03 22:21
Top News – PD nis diskutimet me ekspertët, Berisha: Në fokus infrastruktura dhe transporti
13/03 22:13
Top Channel/ Zbulohet për çfarë do përdoren hapësirat publike që u liruan pas aksionit të verës
13/03 22:05
Top Channel/ I dha fund jetës me fostoksinë, Lezha ndez qirinj në Kujtim të Xhuana Nikollajt
13/03 21:37
Top Channel/ Aksident rrugor në Fier, kamionçina përplas një makinë, lëndohen 3 persona
13/03 21:35
Top News – Shkak gjoba për parkim të gabuar, 43-vjeçari në Vlorë dhunon policin
13/03 21:26
Top News – Homazhe për Xhuana Nikollajn, qytetarët e Lezhës ndezin qirinj në kujtim të 25-vjeçares
13/03 20:11
Top Channel/ Abuzimi me plehrat kimikë, fermerët: Janë 30% më shtrenjtë se viti i kaluar
13/03 19:45
Top Channel/ “Greqia po ndërton hekurudhën Janinë-Kakavijë 4 mln euro për km”, Berisha: Ne 20 mln/km
13/03 19:32
Top Channel/ Berisha: Ata që krijuan këtë katastrofë infrastrukturore do mbajnë përgjegjësi
13/03 19:31
Top Channel/ Berisha: Kanë copëtuar rrugë në lote, paçka se janë vazhdimësi e të njëjtit terren
13/03 19:30
Top News – Aksident në Fier, ‘Audi’ përplaset me kamionçinën, tre të plagosur
13/03 19:25
Top Channel/ Berisha: Rilindja urbane është dëshmia e korrupsionit dhe vjedhjes
13/03 19:18
Top Channel/ Berisha takim me Departamentin e Infrastrukturës: Problemet kanë lindur nga korrupsioni
13/03 19:18
Top News – GJKKO ‘rrëzon’ Ballukun, bie poshtë kërkesa për heqjen e pezullimit nga detyra
13/03 18:46
DIGITALB DIGITALB