Ish-kryeministri Sali Berisha ka regjistruar një tjetër vendim të drejtësisë kundër tij. Kësisoj Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e bërë prej tij për masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Kolegj Penal me relator gjyqtarin Sokol Binaj la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për masën arrest në shtëpi, ku ish-kryeministri ndodhet prej 30 dhjetorit 2023.