Sali Berisha akuzoi qeverisjen e Edi Ramës për situatën e krijuar nga zjarret në vend, duke deklaruar se ka lënë pas dore financimet për emergjencat civile, ndërsa është treguar dorëlëshuar për shpenzime luksi e të panevojshme. Sipas Berishës, nëse vendi sot do të kishte një qeveri të vërtetë, do të ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme të paktën në Delvinë dhe Gramsh.