Ish-kryeministri Sali Berisha, nga pozicioni i kreut të PD ka thirrur këtë të martë mbledhjen e kryesisë, mbledhje nga e cila pritet të dalin edhe kandidaturat zyrtare për primaret. Në mesazhin dërguar anëtarëve të Kryesisë thuhet: “Të nderuar anëtar kryesie. Në datën 15, ora 14.00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së PDSH me rend dite:1-Shqyrtim dhe miratim të kandidaturave për “Primaret” dhe 2- Diskutime rreth vazhdimit të aksionit opozitar”