Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit të partive të djathta (CDI). Për demokratët ku është një moment i rëndësishëm për përfaqësimin e opozitës në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë vetë Berisha në fjalën e mbajtur shprehu mirënjohje për besimin e dhënë dhe e cilësoi këtë detyre si një përgjegjësi të madhe në betejën globale për mbrojtjen e demokracisë, ndërsa nuk kurseu sulmet në drejtim të Xhorxh Soros.