Ish-kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike, ka paralajmëruar votën kundër të demokratëve në seancën e së shtunës, për Presidentin e ri të republikës. Në konferencën e përjavshme për mediet, Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama për kapjen e të gjitha pushteteve.