Vetëvrasje politike, ky ishte termi i zgjedhur nga ish-kryeministri Berisha për të paralajmëruar të gjithë ata që sipas tij do të tentojnë të dëmtojnë primaret. Ish-kryeministrit Berisha u shpreh i vendosur tek primaret teksa i cilësoi si kohë e artë për bashkimin e demokratëve. Ish-kryeministri u ndal edhe tek protesta teksa bëri publike orën e saj, por edhe foli për skenarin e saj. Berisha komentoi edhe samitin në Gjermani në kuadër të Procesit të Berlinit, teksa e konsideroi si një groposje të nismës ‘Ballkani i Hapur’.