Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur nga selia blu akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me zgjedhjet e reja për Forumin Rinor të Partisë dhe Lidhjen Demokratike të Gruas. Në një prononcim për mediat nga selia blu, Basha deklaroi se koha e Berishës ka mbaruar, si dhe koha e mandateve të skaduara, duke iu referuar mandateve të Belind Këlliçit dhe Albana Vokshit në këto dy forume.