Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistët në Elbasan, ku kujtoi protestat e qytetarëve të këtij qyteti më 11 dhjetor 1990, kundër diktaturës komuniste, të cilat u shtypën me dhunë nga regjimi i Ramiz Alias. Ai foli dhe për pensionet si dhe programin e PD.