Gjykata e Posaçme thotë se Sali Berisha duhet të paraqitet personalisht në seancën e shqyrtimit të kërkesës për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’. Në seancën e kësaj të hene, ish-Kryeministri u përfaqësua nga avokati i tij, Genc Gjokutaj. Gjykata e shtyu seancën për në datën 8 mars duke konstatuar se Berisha nuk ishte paraqitur personalisht në seancë.