‘Vizita’ e Berishës në selinë e Partisë Socialiste, i gjeti të pashqetësuar të majtët. Këta të fundit, e kaluan thuajse në heshtje protestën dhe në ato pak reagime, nuk kursyen sarkazmën. : "Revolucioni" Berisha-Meta siç nisi i dëshpëruar nga bulevardi, u shfry si tullumbace në oborrin e Partisë Socialiste! – shprehet sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri. Kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi skuadrën e pastrimit e riparimeve të Bashkisë së Tiranë teksa nuk la pa ironizuar edhe përshkallëzimin e protestës së Berishës në dyert e Bashkisë.