Sali Berisha u takua këtë të martë me delegacionin e Asamblesë së Këshillit të Europës ne Kryesinë e Kuvendit, ku shprehu kritika mbi institucionin e parlamentit me pretendimin se po fsheh ftesat për opozitën dhe nuk i njofton anëtarët e saj për takimet e kërkuara nga ndërkombëtarët. Patëm një takim të hapur ku unë informova, informova përfaqësuesit e asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, se parlamenti shqiptar në mënyrën më banditeske nuk njofton anëtarët e delegacionit të të parlamentit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për takimet e kërkuara nga anëtarët e delegacionit. Dhe se kryetarja e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës është një hajdute me çizme