Investimi në portin e Durrësit është cilësuar nga ish kryeministri Sali Berisha, si afera më më e madhe korruptive në Europë, që sipas tij kap minimalisht shifrën e 5 miliardë eurove. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha hodhi akuza ndaj presidentit Bajram Begaj, me argumentin se ai po e tërheq NATO-n në aferën korruptive të spostimit të Portit të Durrësit në Porto Romano.