Në botën e pastrimit të parave, është një skemë që njihet me nofkën “oktapodi”, ku në kokë qëndron oligarku, ndërsa tentakulat janë një seri kompanish fiktive për të humbur gjurmët. Pikërisht në një skemë e tillë dyshohet se personazhi kryesor është djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.