Bombat artizanale të përdorura gjatë revoltës opozitare të 10 shkurtit, konsiderohen nga kryeministri Edi Rama, armë me kapacitet vdekjeprurës. Një ditë pas protestës së tretë kombëtare të Partisë Demokratike, Rama e paralelizoi kryedemokratin Berisha me ish liderin afrikan, Robert Mugabe, një figurë kontraverse që ka dominuar politikën e Zimbabvesë për gati katër dekada.