Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve, të paktën atë në tre bashkitë Elbasan, Vorë dhe Kamzë ku u votua elektronikisht. Ish-Kryeministri tha se sondazhet e nxirrnin 14 për qind para koalicionin Bashkë Fitojmë para zgjedhjeve, ndërsa rezultati është 10 mijë vota para për Partinë Socialiste. Sipas Berishës, ka pasur ndërhyrje te votimi elektronik.