Sali Berisha akuzoi mazhrancën se do të hyjë në histori me parlamentin më të zi pas atij të diktaturës. Nga foltorja e Kuvendit ai renditi dhe arsyet për këtë pretendim. Pse ju do hyni në histori si narkoparlamenti? Sepse ju për herë të parë në historinë 34-vjeçare ju votuar me dhjetëra ligje dhe vendime, në të cilat varfëruat gjithnjë e më shumë qytetarët shqiptarë. Berisha tha se ëqeveria përdori drejtësinë për të goditur opozitën, por sipas tij, përgjigjen do e marrin mbrapsh.