Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i vendosur se do të shkojë në votëbesim pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit, ndonëse një pjesë e demokratëve kërkon largimin e tij. Sipas tij PD është e vetmja forcë që ka në Statut votëbesimin nëse humben zgjedhjet lokale. Ndërkohë nëse humb zgjedhjet parlamentare Berisha ishte i prerë që do të largohet përfundimisht nga politika sido që të jenë ato zgjedhje.